Një shtetase iraniane arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Një shtetase iraniane është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi ka prezantuar një pasaportë të dyshuar si të falsifikuar, e cila u sekuestrua. Ndërsa, e dyshuara u dërgua në mbajtje me vendim të prokurorit

Fotografi ilustruese: Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”.

Një shtetase iraniane është arrestuar të hënën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Në raportin 24-orësh të Policisë Kosovës, thuhet se shtetasja iraniane gjatë kontrollit ka prezantuar pasaportë, që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Sipas njoftimit, asaj i është sekuestruar pasaporta.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“ANP Adem Jashari 05.08.2024-14:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Iranit pasi që gjatë kontrollit ka prezantuar pasaportën që dyshohet të jetë e falsifikuar. Pasaporta është sekuestruar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika