Një shtetasit kosovar i gjenden vizitkarta me mbishkrime nacionaliste në Bërnjak
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas kosovar është arrestuar të mërkurën në pikën kufitare në Bërnjak pasi iu gjetën fanella e vizitkarta me mbishkrime nacionaliste. Sipas Policisë, në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar shtatë fanella dhe 148 vizitkarta që mbanin mbishkrime nacionaliste. Rasti është hapur për “nxitje e urrejtjes, përçarjes […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas kosovar është arrestuar të mërkurën në pikën kufitare në Bërnjak pasi iu gjetën fanella e vizitkarta me mbishkrime nacionaliste.
Sipas Policisë, në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar shtatë fanella dhe 148 vizitkarta që mbanin mbishkrime nacionaliste.
Rasti është hapur për “nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit”.
I dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 7 fanella dhe 148 vizitkarta me mbishkrime nacionaliste. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.















