Një sizmolog për tërmetin në Turqi: Më i madhi i regjistruar ndonjëherë në këtë rajon

"Tërmeti që ka goditur Turqinë të hënën mund të jetë tërmeti më i madh i regjistruar në Turqi - aq i fortë sa ai që ndodhi 84 vjet më parë", kështu ka deklaruar sizmologu, Stephen Hick

Stephen Hick, një sizmolog në University College London ka thënë se tërmeti që ka goditur Turqinë të hënën mund të jetë tërmeti më i madh i regjistruar në Turqi – aq i fortë sa ai që ndodhi 84 vjet më parë.

Hick ka thënë se tërmeti i mëparshëm me magnitudë 7.8 ballë, goditi veri-lindjen e Turqisë në dhjetor 1939 dhe vrau 30 mijë njerëz.

Në janar të 2020, një tërmet me magnitudë 6.7 goditi rajonin rreth Elazığ, një qytet në lindje të Turqisë, ku la të vdekur 41 njerëz dhe mbi 1 mijë e 600 të plagosur.

Raed Ahmed, kreu i Qendrës Kombëtare të Tërmeteve të Sirisë ka thënë po ashtu se ky është “tërmeti më i madh i regjistruar ndonjëherë në historinë e qendrës”.

 

Të hënën e 6 shkurtit, një tërmet i fuqishëm ka goditur një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 300 njerëz dhe duke bllokuar shumë të tjerë.

Në Turqi, zyrtarët konfirmuan më shumë se 76 vdekje deri më tani dhe 10 qytete u goditën, përfshirë Dijarbakirin.

Në Siri, më shumë se 230 njerëz u vranë, njoftuan mediat shtetërore.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se numri i viktimave në këto dy shtete ka shkuar në mbi 300.

Shkon mbi 300 numri i të  vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri, ShBA gati të ofrojë ndihmë

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika