Tërmeti i fuqishëm në Afganistan, la të vdekur të paktën 255 persona

Një tërmet i fuqishëm ka lënë të vdekur të paktën 250 njerëz dhe qindra të lënduar në Afganistan. Fotot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë njerëz në barela, nën rrënoja dhe shtëpi të rrënuara

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur lindjen e Afganistanit dhe ka shkaktuar lëkundje në të gjithë Pakistanin dhe Indinë, duke vrarë të paktën 255 persona.

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur lindjen e Afganistanit dhe ka shkaktuar lëkundje në të gjithë Pakistanin dhe Indinë, duke lënë të vdekur të paktën 255 persona.

Tërmeti goditi epiqendrën pranë qytetit Khost në jug të kryeqytetit, Kabul, në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, ka njoftuar Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton The Guardian, transmeton Portali D.

Të paktën 255 njerëz kanë mbetur të vdekur dhe 155 të tjerë u plagosën në distriktet Barmala, Ziruk, Naka dhe Gayan të provincës Paktika, këtë e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Bakhtar e Afganistanit të mërkurën në mëngjes.

Tërmeti goditi rreth 44 km (27 milje) nga qyteti i Khost, pranë kufirit me Pakistanin, në një thellësi prej 51 km. FOTO: WHO AFGANISTAN/TWITTER

Ekipet e shpëtimit po dërgohen me helikopter në zonat e goditura.

“Lëkundje të forta dhe të gjata” u ndien në Kabul 200 km larg, sipas një banori, i cili postoi në faqen e internetit të Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

Fotot në mediat afgane dhe mediat scoial treguan shtëpi të rrënuara.

Vdekje u raportuan gjithashtu në provincat lindore të Khost dhe Nangarhar, tha Mohammad Nassim Haqqani, kreu i autoritetit të menaxhimit të fatkeqësive të administratës talebane.

Bakhtar tha se zyrtarët lokalë kishin frikë se numri i të vdekurve mund të rritet nëse qeveria qendrore nuk ofronte ndihmë urgjente.

Departamenti i Meteorologjisë në Pakistani ka theksuar se tërmeti ishte me magnitudë 6.1 në një thellësi prej rreth 51 km. Lëkundjet u ndien në kryeqytetin pakistanez, Islamabad, dhe në provincën lindore Punjab.

Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane tha gjithashtu se lëkundjet janë ndier në Pakistan në lindje të epiqendrës së tërmetit.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika