Një tjetër normalizim i krimit në “Kurir”, moderatorja serbe flet për “likuidimin” e familjes Jashari në masakrën e Prekazit

Skandali i deklaratës së ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, për “spastrimin etnik” të Kosovës bëri që e njëjta të shpallej “non grata” në Kosovë.

Por, deklarata që dje tronditi opinionin e gjerë për çka nxiti reagime edhe u dënua ashpër nga Bashkimi Evropian dhe politikanë shqiptarë e të huaj, njofton Dukagjini.

Megjithatë, polemikat nuk u ndalën vetëm te deklarata e ministres.

Po aq shqetësues ishte edhe mënyra se si moderatorja e emisionit, Jelena Pejoviq, e trajtoi Masakrën e Prekazit. Duke iu referuar një prej krimeve më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ajo deklaroi se “policia serbe likuidoi” Adem Jasharin dhe familjen e tij, duke përdorur një terminologji që e paraqet masakrën si një operacion të zakonshëm policor dhe jo si një akt me pasoja tragjike ndaj civilëve.

“…nga ana tjetër, si pikë referimi merret edhe aksioni i policisë serbe në fshatin Prekaz i Poshtëm në vitin 1998, kur policia serbe likuidoi jo vetëm udhëheqësin e UÇK-së, Adem Jasharin, por edhe tërë familjen e tij, përfshirë të mitur dhe gra. Mbi 50 anëtarë të familjes Jashari humbën jetën”, thotë Pejoviq.

Përdorimi i fjalës “likuidoi” nuk është thjesht një zgjedhje gjuhësore pasi moderatorja zbut peshën e një ngjarjeje në të cilën u vranë mbi 50 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, duke krijuar përshtypjen e një veprimi legjitim policor e jo të një masakre që ka mbetur simbol i krimeve të luftës në Kosovë.

Edhe më kontradiktore është fakti se vetë moderatorja pranon se mes viktimave kishte të mitur dhe gra, por megjithatë zgjedh një gjuhë që shmang emërtimin e ngjarjes si masakër.

Një qasje e tillë ngre pikëpyetje serioze mbi etikën profesionale dhe përgjegjësinë mediatike. Kur një masakër ndaj civilëve përshkruhet me terma që relativizojnë dhunën dhe përgjegjësinë e autorëve, rrezikohet shtrembërimi i fakteve historike dhe normalizimi i narrativave që minimizojnë krimet e kryera gjatë luftës.

Masakra e Prekazit mbetet një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë dhe simbol i rezistencës së familjes Jashari. Për këtë arsye, çdo përpjekje për ta zbutur ose relativizuar përmes terminologjisë natyrën e asaj që ndodhi nuk është vetëm e papranueshme nga pikëpamja profesionale, por rrezikon të kontribuojë edhe në shtrembërimin e kujtesës historike për një prej kapitujve më tragjikë të luftës në Kosovë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika