Një trup i pajetë është gjetur i groposur të hënën në fshatin Baicë të komunës së Lipjanit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se trupi është ende i paidentifikuar dhe se, bazuar në rrethanat fillestare, dyshohet për një rast të vrasjes së rëndë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedurale.

“Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe për identifikim. Bazuar në rrethanat fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë”, ka deklaruar Ahmeti.

Hetimet për zbardhjen e rastit janë në vazhdim.