Një trup i pajetë është gjetur të premten e një marsit në Pejë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se trupi është gjetur në një gropë të mbushur me ujë, e thellë dy – tri metra.

Policia kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

“Pejë. Më 01.03.2024 dëshmitari mashkull kosovar, ka informuar se në një gropë të mbushur me uji, të thellë rreth 2-3 metra është një trup njeriu. Rasti në hetime”, thuhet në raport.