Një ushtar ukrainas është dërguar sot në emergjencën e spitalit të Prizrenit pa shenja jete
Një ushtar ukrainas është dërguar sot në emergjencën e spitalit të Prizrenit pa shenja jete. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar rastin për mediat. Sipas Bytyqit, ushtari ukrainas, i lindur në vitin 1992, u soll nga Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) në emergjencë. “Me datë 31.08.2024, rreth orës 11:35, […]
Një ushtar ukrainas është dërguar sot në emergjencën e spitalit të Prizrenit pa shenja jete.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar rastin për mediat. Sipas Bytyqit, ushtari ukrainas, i lindur në vitin 1992, u soll nga Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) në emergjencë.
“Me datë 31.08.2024, rreth orës 11:35, emergjenca e spitalit të Prizrenit ka njoftuar policinë se FSK-ja kishte dërguar një ushtar ukrainas që kishte pësuar arrest kardiak. Sipas mjekut kujdestar, ai ishte pranuar në emergjencë pa shenja jete,” tha Bytyqi.















