Një ushtar vret katër persona në Gjermani
Një ushtar ka qëlluar për vdekje katër persona në Rotenburg të Gjermanisë, ku i dyshuari u vetëdorëzua dhe u arrestua nga policia. Të shtënat ndodhën në dy rezidenca shtëpiake, njëra në Westervesede dhe tjetra në Bothel. “Ushtari i dyshuar aktualisht i Bundeswehr-it u dorëzua menjëherë pas krimeve dhe u arrestua nga oficerët e policisë,” thanë […]
Një ushtar ka qëlluar për vdekje katër persona në Rotenburg të Gjermanisë, ku i dyshuari u vetëdorëzua dhe u arrestua nga policia.
Të shtënat ndodhën në dy rezidenca shtëpiake, njëra në Westervesede dhe tjetra në Bothel.
“Ushtari i dyshuar aktualisht i Bundeswehr-it u dorëzua menjëherë pas krimeve dhe u arrestua nga oficerët e policisë,” thanë autoritetet.
“Motivi i autorit aktualisht nuk dihet përfundimisht. Një motiv i bazuar në lidhjet familjare nuk mund të përjashtohet,” tha policia dhe prokurorët, raporton DW.
Sipas të dhënave preliminare të policisë, të shtëna pati në një shtëpi në Scheesel rreth orës 3 e 30 minuta të mëngjesit. Pak më vonë, ndodhi incidenti tjetër në Bothel, 15 kilometra më larg.















