Një vajzë nga Shqipëria dyshohet se u dhunua në Pejë

Në Komunën e Pejës dyshohet se është dhunuar një vajzë, shtetase e Shqipërisë, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë se janë duke u zhvilluar hetimet për identifikimin e të dyshuarit

Foto ilustrim

Një vajzë dyshohet se është dhunuar në komunën e Pejës.

Lidhur me këtë rast, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se tashmë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore.

“Pas veprimeve hetimore dhe ekzaminimit mjekësor të viktimës, dyshohet se është dhunuar viktima. Për këtë çështje janë autorizuar nga Prokurori i shtetit, Policia e Kosovës për të ndërmarrë veprime hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit apo personave te dyshuar që kanë kryer këtë vepër penale”, ka thënë Nikçi për Dukagjinin.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se viktima është shtetase e Shqipërisë dhe e njëjta ishte raportuar në Policinë e shtetit shqiptar si person i zhdukur.

“Pejë.  08-09.12.2023 – 18:00-09:00. Nga njësitë policore në Pejë është gjetur viktima femër shtetase e Shqipërisë, e cila ishte raportuar në Policinë e shtetit të Shqipërisë si person i zhdukur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin e njëjta është dërguar në emergjencë për kontroll mjekësore, ndërsa nën dyshimin se ndaj të njëjtës është kryer vepra penale “Dhunim”, me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim në IML.

Rasti, sipas Policisë, është duke u hetuar.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika