Një veturë përfshihet nga flakët në parkingun shumëkatësh te QKUK, intervenojnë zjarrfikësit
Një veturë është përfshirë nga flakët në parkingun shumëkatësh afër Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), te “Interex” në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e zjarrfikësve, ku edhe kanë filluar përpjekjet për t’i shuar flakët. Në pamjet e siguruara nga TV Dukagjini shihen ekipet e zjarrfikësve, të cilët duket se kanë ndalur përhapjen […]
Një veturë është përfshirë nga flakët në parkingun shumëkatësh afër Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), te “Interex” në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e zjarrfikësve, ku edhe kanë filluar përpjekjet për t’i shuar flakët.
Në pamjet e siguruara nga TV Dukagjini shihen ekipet e zjarrfikësve, të cilët duket se kanë ndalur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në parking
















