Një vit nga (mos) marrëveshja e Ohrit

Nga ndërmjetësuesit Kosova kërkon qasje të barbartë, ndërsa Serbinë e akuzon për mosrespektim të marrëveshjes, ndërsa Serbia synon ta ndryshojë qasjen në procesin e dialogut. Këto janë qëndrimet e palëve një vit pas takimit në në Ohër të Maqedonisë së Veriut ku u pajtuan për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes Bazë për normalizimin e marrëdhënieve. Ndërkohë ndërmjetësuesi, Bashkimi Evropian, paralajmëron presion për palët me të cilat nuk janë të kënaqur

Marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të sovranitetit, simboleve, dokumenteve, mos-pengim i njëra-tjetrës në proceset integruese dhe përmbushje e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë – ishin pikat e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë një vit përpara.

Por, pothuajse e kundërta ndodhi në këtë përpjekje për normalizim – sulm terrorist në Banjskë, dhunë e protesta në kundërshtim të kryetarëve të ri, tri nga katër brigadat e ushtrisë rreth kufirit të Kosovës, mohim i marrëveshjeve, targat “RKS”, përdorimi i dinarit, e masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Një vit pas dakordimit për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje, pala kosovare kërkon trajtim të barabartë nga Bashkimi Evropian.

“Kërkoj të ketë barabartë të palëve, që plani sekuencues i zbatimit të ketë parasysh që si Kosova, si Serbia të zbatojnë në mënyrë paralele të menjëhrshme obligimet e tyre e jo që nëjra palë t`i ketë të gjitha përfitimet në fillim e pastaj për Kosovën të mendohet krejt në fund sepse kjo thjeshtë do të na krijojë një situatë kur Serbia përfiton kurse Kosovës i thuhet prit edhe pak, jep edhe më shumë. Kjo nuk është strategji që ka sjellë më shumë paqe por përkundrazi vetëm e ka inkurajuar Serbinë që të shkojë edhe më ekstremja, sic ishte 24 shtatori”, ka thënë presidentja Vjosa Osmani.

Presidentja po kërkon qasje të barabartë, por ndërmjetësusi i dialogut ka mendim tjetër, e madje paralajmëron shtim të presionit.

“Fatkeqësisht, pavarësisht mbështetjes së fuqishme të BE-së dhe komunitetit ndërkombëtar, Serbia e Kosova kanë bërë progres të kufizuar. Së shpejti do të ketë një takim të kryenegociatorëve  në Bruksel, dhe më vjen shumë keq që kjo Marrëveshje, që ishte mjaft e vështirë për t’u arritur, nuk është zbatuar por do të vazhdojmë të bëjmë presion tek dy palët për të lëvizur përpara. Por, një vit më vonë, zbatimi nuk ka qenë siç kam pritur se do të jetë”, thotë Josep Borrell, Përfaqësuesi i lartë i BE-së.

Borell edhe gjatë së dielës ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të thyejnë rrethin e tanishëm vicioz të krizave dhe tensioneve, dhe të kalojnë në një epokë të re evropiane. Në anën tjetër, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, të dielën ka paralajmëruar se Serbia do ta ndryshojë qasjen në dialogun me Kosovën.

 

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika