Qeveria e Sllovakisë humbi ngushtë një mocion besimi në parlament të enjten, duke i bërë zgjedhjet e parakohshme të paktën një mundësi.

Shtatëdhjetë e tetë nga 150 deputetët e parlamentit votuan pro mocionit të mosbesimit të sjellë nga opozita, shkruan DW.

Qeveria e pakicës e kryeministrit Eduard Heger u formua nga një koalicion i tre partive.

Në një përpjekje të fundit për t’i mbijetuar votimit, qeveria e Heger kishte ofruar dorëheqjen e ministrit të saj të financave, Igor Matoviç , siç kishin kërkuar disa kundërshtarë politikë. Por kjo nuk e ndikoi rezultatin.

Qeveria e Hegerit humbi shumicën dhe një nga aleatët e saj tre muaj më parë, kur Partia e Lirisë dhe Solidaritetit u tërhoq nga koalicioni.

Pa kontrollin e parlamentit, qeveria kishte dështuar të shtynte buxhetin e saj të vitit 2023 në parlament, me vetëm pak ditë të mbetura nga viti kalendarik.

Presidentja Zuzana Caputova duhet të emërojë tani një kryeministër të ri – teorikisht ajo mund të kërkojë një grup të ndryshëm ministrash nga parti të ndryshme, apo edhe t’i kërkojë Hegerit të përpiqet të formojë një qeveri tjetër. Nëse ajo vendos se asnjë opsion nuk është i zbatueshëm, Caputova mund të rekomandojë zgjedhje të reja, të cilat më pas do të kenë nevojë gjithashtu për miratim nga parlamenti.