Një zonë e Prishtinës mbetet ende pa rrymë, KEDS-i angazhon dhjetëra punëtorë që ta rikthejnë energjinë elektrike

"Ekipet tona tashmë kanë përgatitur asetet e KEDS-it dhe jemi në pritje të përfundimit të punimeve nga ana e KOSTT-it, të cilët gjithashtu janë në vlugun e punës që ta rikthejnë sa më shpejt energjinë elektrike", thuhet në njoftimin e KEDS-it

Ilustrim

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se ka angazhuar dhjetëra punëtorë që ta rikthejë në punë sa më shpejt nënstacionin Prishtina 3 të KOSTT-it.

Që nga mbrëmja e së mërkurës, kjo zonë e Prishtinës ka mbetur pa rrymë, duke u afektuar rreth 10 mijë konsumatorë.

“Ekipet tona tashmë kanë përgatitur asetet e KEDS-it dhe jemi në pritje të përfundimit të punimeve nga ana e KOSTT-it, të cilët gjithashtu janë në vlugun e punës që ta rikthejnë sa më shpejt energjinë elektrike”, thuhet në njoftim.

Të mërkurën, nënstacioni elektrik “Prishtina 3” është kapluar nga zjarri dhe si pasojë qytetarët që furnizohen nga kjo pikë kanë mbetur pa energji elektrike, teksa KOSTT-i ka kërkuar mirëkuptim prej qytetarëve të afektuar, deri në sanimin e avarisë.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika