“Njëherë e vodhën, tani e dogjën”, Abazi për zjarrin në IML

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka reaguar pas zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Duke mos i kursyer akuzat për ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu pasi sipas tij ata që e sulmojnë drejtësinë janë komunistë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe deputeti Haki Abazi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka reaguar pas zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, duke thënë se këtë institucion “njëherë e vjedhën, tani e dogjën”.

Më tutje, Abazi nuk i ka kursyer akuzat për ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke thënë se janë “komunistët të cilët nuk besojnë në drejtësinë e pavarur”.

“Deklarata publike pas intervistimit nga prokurori i rastit dëshmon që komunistët nuk besojnë në drejtësinë e pavarur, nuk e durojnë drejtësinë që nuk është sipas dëshirës së tyre. Kjo sjellje dhe ky interferim nga pozita të larta është i rrezikshëm e është i papranueshëm për shoqëritë demokratike”, ka thënë Ai.

“Në ndërkohë, ministrja e Drejtësisë bën padrejtësinë e shkelje të rëndë, duke degraduar e interferuar me shtyllën e pavarur, nga pozita e ministres dhe në prapaskenë me logon e qeverisë së republikës fyen prokurorin”, ka theskuar Abazi.

Abazi ka përfunduar duke thënë se “ky nuk është ndryshimi, ky është VetëVazhdimi!”.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika