Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka reaguar pas zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, duke thënë se këtë institucion “njëherë e vjedhën, tani e dogjën”.
Më tutje, Abazi nuk i ka kursyer akuzat për ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke thënë se janë “komunistët të cilët nuk besojnë në drejtësinë e pavarur”.
“Deklarata publike pas intervistimit nga prokurori i rastit dëshmon që komunistët nuk besojnë në drejtësinë e pavarur, nuk e durojnë drejtësinë që nuk është sipas dëshirës së tyre. Kjo sjellje dhe ky interferim nga pozita të larta është i rrezikshëm e është i papranueshëm për shoqëritë demokratike”, ka thënë Ai.
“Në ndërkohë, ministrja e Drejtësisë bën padrejtësinë e shkelje të rëndë, duke degraduar e interferuar me shtyllën e pavarur, nga pozita e ministres dhe në prapaskenë me logon e qeverisë së republikës fyen prokurorin”, ka theskuar Abazi.
Abazi ka përfunduar duke thënë se “ky nuk është ndryshimi, ky është VetëVazhdimi!”.