Njerëzit e Millosheviqit ishin dënuar me më pak vjet se Salih Mustafa

Nikola Shainoviq dhe Salih Mustafa

Në luftën e fundit në Kosovë, ishin vrarë mijëra persona dhe mijëra gra ishin dhunuar.

Për krejt këto, nga Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi në Hagë, njeriu kryesor i Sllobodan Millosheviq për Kosovë, Nikola Shainoviq, ishte dënuar me 22 vjet burgim.

Sipas vendimit, Sainoviq kishte për qëllim të zhvendoste me forcë një pjesë të popullsisë shqiptare të Kosovës, ku në këtë mënyrë të ndryshonte ekuilibrin etnik të Kosovës për të siguruar kontroll të vazhdueshëm mbi të nga Republika Federale e Jugosllavisë (RFJ) dhe autoritetet serbe.

Atij i ishte ulur dënimi nga 22 në 18 vjet burgim për dhunën gjatë luftës në Kosovë, e cila rezultoi në më shumë se 11,000 njerëz të vrarë dhe më shumë se 700,000 shqiptarë të Kosovës të dëbuar.

Dragoljub Ojdaniq, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë, përgjegjës për krime në luftën e Bosnjës dhe personi kyç në operacionin e deportimit të shqiptarëve nga Kosova, mori vetëm 15 vjet dënim, për dhjetëra vepra, për të cilat, akuzohej në kuadër të aktakuzës për kryerjen e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

Kolegu i tij, Komandanti i forcave të ushtrisë së Jugosllavisë në Prishtinë, Vladimir Lazareviç, u dënua edhe vetem me 14 vjet burgim.

Përgjegjësi për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të shkaktuara nga policia e Serbisë në Kosovë, Sreten Lukiq, nuk kishte marrë më shumë se 20 vjet dënim nga Tribunali Ndërkombëtar.

Lukiç, në kohën e luftës, ishte Shef i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP-it) për Kosovë.

Kurse sot, për krime lufte u dënua edhe Salih Mustafa me 26 vjet burgim, pra më shumë sesa njeriu i afërt i Millosheviqit.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika