Njëri nga katër të plagosurit në Lupç është në rrezik për jetë

Njëri nga katër të plagosurit në incidentin e Lupçit të Podujevës është në gjendje kritike, sipas stafit emergjent të QKUK-së. Mjeku kujdestar në klinikën emergjente informoi se edhe njëri prej të plagosurve është në gjendje më të rëndë se dy të tjerët

Me veturën që shihet para emergjencës janë ka sjellë të lënduarit në QKUK. FOTO: TV Dukagjini

Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë, kështu ka bërë të ditur stafi emergjent i QKUK-së.

Po ashtu, mjeku kujdestar në klinikën emergjente ka thënë se edhe njëri prej të plagosurve është në gjendje më të rëndë se dy të tjerët.

“Kanë mbërri katër raste, trajtimi ka zgjatur deri tani. Prej tyre në gjendje më të rëndë, dy më të lehtë ata mund të lëshohen. Ata kanë plagë shpuese, dhe plagë skopetale, trajtimi është duke vazhduar, tash njëri do të futet në sallë. Për momentin, njëri prej tyre mund të themi se është në rrezik për jetë, të tjerët jo”, ka deklaruar mjeku kujdestar në QKUK, Agron Çitaku, në konferencë për medie.

Çitaku ka bërë të ditur se dy nga të lënduarit janë të rinj, dy pak më të vjetër se 50 vjeç.

Katër të plagosur në Lupç të Podujevës, tre me armë zjarri, një me thikë

Pasditen e së mërkurës, katër persona kanë mbetur të plagosur, tre prej tyre me armë zjarri dhe një me thikë, si pasojë e një konflikti të armatosur.

Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

Ekipi i RTV Dukagjinit ka dalë në vendin e ngjarjes, nga ku edhe kanë raportuar.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika