Njëri nga të dënuarit për rastin e 53-milionëshit: Gjykata na dënoi pa prova, vendimi është i qeverisë

Eset Berisha, i dënuari për rastin e 53 milionë eurove, ka akuzuar gjykatën për mungesë faktesh, duke thënë se vendimi i tyre ka qenë i qeverisë

Eset Berisha, në emisionin FIVE.

Gjykata Themelore, të mërkurën, ka dënuar Eset Berishën me 3 vjet e 3 muaj burgim për ndarjen e 53 milionë eurove shtesë në konsorciumin ‘Bechtel-Enka’, për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Pas vendimit, Berisha në emisionin “FIVE”, ka theksuar se vendimi i gjykatës është i pasaktë dhe i pabazuar në fakte dhe prova.

Sipas tij, gjykata ka shkelur nenin 3 të kodit të procedurës penale.

“Nuk është i bazuar, as në fakte, as në prova, të cilat janë administruar gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor, dhe të cilat kanë dhënë një drejtim krejt të kundërt nga akuzat e prokurorisë, me të cilat në jemi ngarkuar si të akuzuar. Gjykata me vendimin e sotëm e shkeli nenin 3 të kodit të procedurës penale, me të cilin parashihet që në mungesë të fakteve apo mëdyshje rreth fakteve apo rreth çështjeve të ndryshme të çështjeve ligjore interpretohen në favor të të pandehurit, në këtë rast Gjykata përmbledhi mungesën e fakteve dhe provave në raport me fajësinë e të akuzuarve me konstatimet e veta të pambështetura në fakte dhe as në prova”, ka deklaruar Berisha.

Berisha, mes të tjerash, ka thënë se ky vendim është i qeverisë e jo i gjykatës.

Ai ka thënë se qeveria ka rreth 200 të punësuar për të vlerësuar dhe verifikuar dokumentet para se të merret një vendim.

“Vendimi është i qeverisë, nuk mund të pretendohet se as Prokuroria, as gjykata nuk mund të pretendojë të thotë se qeveria është mashtruar, është lajthitur nga të pandehurit, për shkak se qeveri ai ka të paktën 200 të punësuar brenda ndërtesës së qeverisë, pra sekretariatit koordinues qendror, nëpër të cilat kalojnë të gjitha dokumentet para se të merret një vendim. Nëse Kosova dhe qeveria e këtij vendi është aso qeverie që të marrë vendim pa u informuar mirë, atëherë unë nuk kam fjalë as perspektivën e këtij vendi, as të kësaj qeverie”, ka thënë ai.

“Unë patjetër se do ta apelojmë vendimin në Gjykatën e Apelit, në të cilën shpresojmë shumë se do të ketë shumë më shumë profesionalizëm sesa në Gjykatën Themelore, ju e patë arsyetimin e gjykatës nuk ishte i bazuar në fakte dhe në prova, por në thashetheme interpretohen bisedat e anëtarëve të komitetit drejtues mes veti rreth një raporti, në këto arsyetime nuk mund të mbështet një vendim i mirëfilltë gjyqësor, sidomos në procedurë penale”, ka deklaruar tutje Berisha.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika