Njëri nga themeluesit e LDK-së në Ferizaj ka vendosur ta përfundojë angazhimin partiak
Ish-kryetari degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Adem Salihaj, në Ferizaj ka njoftuar se ai nuk do të jetë pjesë e degës së kësaj partie në poste udhëheqëse, pasi, siç ka thënë ai, po ia liron rrugën gjeneratës së re me frymë rugoviane edhe pse ai kishte qenë për 18 vjet në krye të […]





Ish-kryetari degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Adem Salihaj, në Ferizaj ka njoftuar se ai nuk do të jetë pjesë e degës së kësaj partie në poste udhëheqëse, pasi, siç ka thënë ai, po ia liron rrugën gjeneratës së re me frymë rugoviane edhe pse ai kishte qenë për 18 vjet në krye të kësaj dege.
“Të dashur veprimtarë, sot kemi ardhur në një moment kur unë dua ta përfundoj periudhën e angazhimit partiak dhe të marrin përgjegjësi gjeneratat e reja, ta vazhdojnë punën dhe aktivitetin në LDK”, ka njoftuar Adem Salihaj.
Sipas tij, dega e LDK-së në Ferizaj kishte luajtur rol shumë të rëndësishëm në të gjitha fazat dhe proceset e shtetndërtimit.
“Në periudhën e pasluftës, dega jonë ka luajtur, poashtu, rol të rëndësishëm në të gjitha proceset politike. Ishim bastioni më i madh i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i fituam zgjedhjet e pasluftës me rezultat shumë të madh”, ka shkruar ai në Facebook.
“Shpresoj se do të gjenden njerëz që do ta vazhdojnë vizionin rugovian dhe frymën e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, tri shtyllat kryesore dhe tri vlerat më të mëdha të partisë sonë, të vendosura nga Presidenti Rugova”, ka shkruar Salihaj.
Ai ka përfunduar duke treguar se pas angazhimit politik, ai do t’i përkushtohet familjes dhe shkrimeve.




















