Njëri përfundon për spital e tjetri në arrati pas rrahjes për parking në Fushë-Kosovë
Policia e Kosoves ka njoftuar se një person është arrestuar dhe ka marrë trajtim mjekësor, pas rrahjes me një tjetër në rrugën “Hajrullah Zymi” të Fushë-Kosovës të shtunën. Sipas raportit policor, mosmarrëveshja dhe përleshja u bë rreth një parkingu. I dyshuari i arrestuar është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. E i dyshuari tjetër […]
Policia e Kosoves ka njoftuar se një person është arrestuar dhe ka marrë trajtim mjekësor, pas rrahjes me një tjetër në rrugën “Hajrullah Zymi” të Fushë-Kosovës të shtunën.
Sipas raportit policor, mosmarrëveshja dhe përleshja u bë rreth një parkingu. I dyshuari i arrestuar është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
E i dyshuari tjetër gjendet në arrati. Në raportin 24-orësh të Policisë, rasti është iniciuar si “sulm”.
· Rr. Hajrullah Zymi, Fushë Kosovë 26.04.2025-11:30. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar, pas një mosmarrëveshje rreth parkingut janë përleshur në mes vete. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe ka pranuar tretman mjekësor, dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”, vijon raporti.















