Njeriu më i fortë në botë arriti një nokaut të madh në luftën “2 kundër 1”, rrëzoi në ring dy vëllezërit Neffati

Bartësi i titullit të njeriut më të fortë në botë, Eddie Hall, mbrëmë (e premte) debutoi në sportin MMA me një luftë sipas rregullave “dy kundër një” dhe fitoi me një nokaut të jashtëzakonshëm.

36-vjeçari i njohur ka marrë pjesë mbrëmë në garën e World Freak Fight League në King George Hall në Blackburn, ku ka luftuar kundër dy konkurrentëve në të njëjtën kohë. Për t’i bërë gjërat më mbresëlënëse, ai arriti një fitore me nokaut duke hedhur dy rivalë rreth ringut.

Hall mori pjesë në këtë garë së bashku me shumë të famshëm dhe sportistë. Ishte, të themi të vërtetën, një orar vërtet i çuditshëm luftimesh, me Hall që kryesoi ngjarjen kryesore të mbrëmjes kundër vëllezërve Neffati, të cilët kanë më shumë se 19 milionë ndjekës në TikTok.

Peshëngritësi i famshëm hyri në ndeshje me rezerva dhe taktikë në raundet e para, ndërsa vëllezërit Nefatti e ndoqën në ring, por më pas në raundin e tretë ai nokautoi me një goditje të fortë njërin prej vëllezërve, ndërsa i dyti po përpiqej ende.

Pasi e hodhi nëpër ring, Hall u kthye nga vëllai tjetër dhe tregoi aftësi të shkëlqyera në boks duke e rrëzuar me të djathtën edhe tjetrin kundërshtar.

Gjyqtari sinjalizoi përfundimin e meçit në favor të Hallit me 27 sekonda të mbetura.

Videoja u bë virale në rrjetet sociale dhe fansat e Eddie Hall komentuan me entuziazëm se MMA dhe madje UFC është e ardhmja e tij./Telegrafi

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika