Njësi të shumta policore të Kosovës nisen drejt Mitrovicës (Video)

Gazetarët e RTV Dukagjinit, të cilët po raportojnë nga vendi i ngjarjes, kanë treguar se një numër i madh i njësiteve policore tashmë janë nisur, për të siguruar rendin në veri të vendit

Disa njësite policore të qyteteve të ndryshme të Kosovës janë nisur për në Mitrovicën e Veriut.

Gazetarët e RTV Dukagjinit, të cilët po raportojnë nga vendi i ngjarjes, kanë treguar se një numër i madh i njësiteve policore tashmë janë nisur, për të siguruar rendin në veri të vendit, aty ku situata veçse është e tensionuar, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet për targa të automjeteve dhe për mjetet e identifikimit.

Disa njësite policore janë nisur nga qyteti i Gjilanit, disa të tjera janë parë në fshatin Milloshevë.

Portali Dukagjini ju sjell pamje të këtyre njësiteve policore duke u nisur për në veri.

Ndryshe, bllokimi i rrugëve me barrikada në pjesët kufitare veriore ka filluar nga serbët lokalë.

Kjo si pasojë e vendimit të Qeverisë së Kosovës, i cili parasheh zëvendësimin e targave në targat zyrtare të Republikës së Kosovës, e i cili do të hyjë në fuqi nga e hëna e një gushtit.

Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë edhe rrugën magjistrale në afërsi të pikëkalimit kufitar të Jarinjës, që gjendet në Komunën e Leposaviqit.

Po ashtu, në Rudarë të Zveçanit, është vendosur një bllokadë në rrugën magjistrale Prishtinë-Rashkë.

Qytetarëve me letërnjoftime të Serbisë do t’u dorëzohet një dokument në hyrje dhe dalje nga vendi, ngjashëm siç ndodh me qytetarët e Kosovës kur futen në territorin e Serbisë.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika