Njësia e inteligjencës financiare ende pa drejtor

Në mesin e dhjetrave pozitave të rëndësishme në institucionet publike, Njësia e Intelegjencës Financiare vazhdon të jetë me ushtrues detyre. Kjo njësi e cila lufton dhe parandalon shpërlajren e parave, sipas ish zyrtarëve të AKI, ka rëndësi edhe jashtë kufijve të Kosovës, dhe për këtë institucionet duhet të përshpejtojnë procedurat për zgjedhjen e drejtorit

Muajin e kaluar janë bërë 2 vjet prej se Njësia e Inteligjencës Financiare është pa drejtor.

Kjo njësi në kuadër të Ministrisë së Financave, merret me parandalimin dhe luftimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit.

Ky institucion tash e disa ditë nuk është përgjigjur në pyetjet e televizionit se për cilat arsye ende kjo pozitë është me ushtrues detyre dhe se kur do të zgjidhet drejtori i ri.

Anëtarë të shoqërisë civile thonë se institucionet duhet të ndryshojnë praktikën, në mënyrë që pozita të tilla të rëndësishme të mos lihen kaq pa udhëheqës me mandat të plotë.

“Praktika e vendosjes së personave të caktuar si ushtrues detyre të udhëheqësve të institucioneve publike, paraqet një anomali në vete që rrjedh si rezultat i mungesës së dispozitave ligjore, të ligjeve materiale për përcjelljen e udhëheqësve të institucioneve publike, fatkeqësisht kjo mënyre e udhëheqjes së institucioneve publike, tashmë është bërë në mënyre sistematike dhe si duket ka një mungesë të vullnetit politik”, ka deklaruar Albana Hasani – Lëvizja FOL.

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Intelegjencë, Shkelzen Sopjani thotë se kjo njësi është ndër më të rëndësishmet në Kosovë, dhe si e tillë duhet të trajtohet nga institucionet.

“Është një njësi që e ndjek paranë, që i bie që godet aty ku eshte pjesa më e rëndësishme e luftimit të këtyre fenomeneve, pra kjo njësi funksionin primar e ka shpërndarjen e inteligjencës dhe informatave tek institucionet e zbatimit të ligjit me theks të vecantë policissë së Kosovës por duke mos përjashtuar edhe prokurorinë”, ka thënë Shkelzen Sopjani –Ish-kryeinspektor i AKI-së.

Sopjani tutje shton se Njësia e Intelegjencës Financiare, ka përgjegjësi edhe jashtë kufijve të Kosovës.
“Përveç që kontributi i saj është përbrenda kjo njësi rëndësi ka edhe për luftimin e krimit të organizuar tranznacional apo edhe terrorizimin ndërkombëtar dhe me vetë faktin që ka këtë rëndësi është me rëndësi që kjo njësi të mos ketë shkëputje në vazhdimësi në punën e saj, e me theks të veçantë të mos ketë të meta në procesin e vendimmarrjes”, ka theksuar Shkelzen Sopjani – Avokat.

Njësia e Inteligjencës Financiare është pa drejtor që nga shkarkimi i Dardan Nuhiut, nga kjo pozitë, pas publikimit të disa incizimeve, në gusht të vitit 2021.

Ky mekanizëm është në mesin e dhjetëra institucioneve që vazhdojnë të funksionimin pa drejtor, por vetëm ushtrues detyre.

 

 

Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika