Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është vendosur pranë selisë së EULEX-it në Zonën Industriale.

Kjo pasi një numër i madh i qytetarëve që ishin duke parë aktgjykimin ndaj katërshes së UÇK-së në sheshet e Prishtinës janë nisur drejtë EULEX-it, njofton Dukagjini.

Në pamjet e siguruara nga Dukagjini shihet një numër i madh i policëve të vendosur para hyrjes së EULEX-it.