Njësia Speciale e Kosovës u ka kërkuar protestuesve serbë në Zubin Potok që në mënyrë paqësore të largohen që të sigurohet lëvizja lirë.

Por, këtë kërkesë nuk e kanë pranuar serbët lokalë, të cilët vazhdimisht kanë kënduar këngë nacionaliste antishqiptare.

Njësiti special është duke vazhduar diskutimet me ta, por deri më tani pa sukses.

Ndryshe, para pak çastesh, u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në komunën e Zubin Potokut.