Njësia Speciale e policisë largohen nga oborri i Kuvendit (VIDEO)

Njësia Speciale e Kosovës është parë duke u larguar nga oborri i Kuvendit të Kosovës. Kjo pas deklarimit të Organizatës së Veteranëve të Luftës, të cilët kanë paralajmëruar protestë të enjten e 16 qershorit

Largohen forcat e policisë nga oborri i Kuvendit të Kosovës

Forca të shtuara të policisë janë parë duke u larguar nga oborri i Kuvendit të Kosovës pas deklarimit të Organizatës së Veteranëve të Luftës, të cilët kanë paralajmëruar protestë të enjten e 16 qershorit.

Po ashtu, edhe policët civilë janë larguar prej hollit të Kuvendit.

Ndryshe, OVL-UÇK ka thirrur protestë gjithëpopullore të enjten e 16 qershorit.

Kjo për shkak të votimit të Projektligjit për pagën minimale.

Kështu është bërë e ditur në një komunikatë për media, ku thuhet se ky miratim është i kundërligjshëm dhe kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Ata vepruan sot edhe kundërligjshëm e kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, pra kundër ligjit 05/L-141 i cili thotë në nenin 16 A pika 3.1. “Deri në kategorimin përfundimtar të listës së Veteranit Luftëtar të UÇK-së, skema pensionale zbatohet siç është paraparë me ligjin bazik”, pra ligji bazik është ai që i lidhë veteranët me pagën minimale”.

“Për shkak të këtij turpi të deputetëve të kuvendit, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, ftojnë në protestë gjithëpopullore para institucioneve me datën 16 qershor 2022 prej orës 09:30”.

Kundër ligjit për pagën minimale, i cili nuk e përfshin edhe kategorinë e veteranëve të luftës kanë dalë edhe partitë opozitare, përveç tyre, edhe deputeti i pozitës, Fatmir Humolli, i cili kishte votuar kundër herën e kaluar kur ishte tentuar të votohej një ligj i tillë.

Me 68 vota për, asnjë votë kundër dhe 6 abstenime, miratohet në parim Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika