Mëngjesin e së hënës, njësitet speciale të Policisë zbarkuan në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë” pas një urdhri nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Dyshimet për keqpërdorim janë arsyet pse një person tashmë është vënë në pranga.

Siç raporton Kallxo.com është parë se brenda hapësirave nga ku doli i dyshuari i prangosur janë edhe disa hetues policor.

Dy vetura të policisë janë vendosur nga hyrja kryesore e Pallatit, ndërsa i arrestuari me pranga u fut në një makinë e më pas u transportua për në stacion policor për intervistim.

Brenda hapësirave nga ku i nxor i prangosuri po vazhdojnë të mbesin edhe disa hetues policor.

Aksioni po zhvillohet me urdhër të Prokurorisë Speciale nën dyshimet për veprën penale keqpërdorim.

Dukagjini ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për detaje rreth këtij aksioni dhe është në pritje të një përgjigje.