Njësitet policore në veri të Kosovës kanë konfiskuar 84 paketime të kafes, të cilat po transportoheshin pa dokumente
Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet policore në veri të Kosovës kanë ndaluar një automjet të drejtuar nga një mashkull i nacionalitetit serb dhe kanë konfiskuar 84 paketime të kafes, pasi që nuk kishte dokumente për mallin që transportonte. Ndërsa policia ka thënë se automjeti dhe malli janë dorëzuar tek njësitë doganore për procedurat […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet policore në veri të Kosovës kanë ndaluar një automjet të drejtuar nga një mashkull i nacionalitetit serb dhe kanë konfiskuar 84 paketime të kafes, pasi që nuk kishte dokumente për mallin që transportonte.
Ndërsa policia ka thënë se automjeti dhe malli janë dorëzuar tek njësitë doganore për procedurat ligjore të mëtejshme.
“Njësitet policore në veri të vendit konfiskojnë 84 paketime të kafes, të cilat transportoheshin pa dokumente”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të Policisë së Kosovës të postuar në rrjetin e tyre social Facebook.
Njësitet policore në veri të vendit konfiskojnë 84 paketime të kafes, të cilat transportoheshin pa dokumente.
Policia e Kosovës, në vazhdën e angazhimit për ofrim të sigurisë dhe parandalim të krimit e kontrabandës, sot tek ura e Bistricës në veri të vendit, ka ndaluar një automjet të cilin e drejtonte personi (M.P.) mashkull i nacionalitetit serb, i cili transportonte mallra pa dokumente.
Gjatë kontrollit të automjetit janë hasur (51) paketime me nga 1 kilogram kafe dhe (33) paketime me 0.70 gram kafe, për të cilat ngasësi i automjetit nuk posedonte dokumente për mallin që transportonte.
Njësitet relevante policore, lidhur me rastin kanë kontaktuar njësitin e doganës, ku sipas procedurave të parapara është bërë pranim dorëzimi i automjetit dhe mallit tek njësitet doganore, për të vazhduar me procedura të më tutjeshme ligjore.















