Njëzëri me këngën e Adem Jasharit, FC Shkupi kryen përgatitjet për sezonin e ri

Skuadra e Shkupit po qëndron në Antalya të Turqisë ku po vijon përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit 2022/23.

Në një video të publikuar nga “Indeks TV”, shihet se si gjatë përgatitjeve fizike, me zë të madh dëgjohet kënga ‘Mora Fjalë’ që i kushtohet komandantit legjendar Adem Jashari, dhe futbollistët e kësaj skuadre njëzëri këndojnë tekstin rrëqethës.

Kjo vjen edhe si traditë nga tifogrupi i klubit, “Shvercerat”, që pothuajse në çdo ndeshje zgjedhin të këndojnë në kor me ‘Mora Fjalë’.

Kjo gjë ishte përjetuar edhe në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen kualifikuese për grupet e UEFA Conference League, mes Ballkanit dhe FC Shkupit.

Shkupi aktualisht ndodhet në pozitën e dytë në renditjen tabelore me 34 pikë, tre pikë më pak se ekipi tjetër shqiptar Struga Trim&Lum, por këta të fundit kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar.

 

 

 

 

Shija e redaktorit

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Të fundit nga rubrika