Rin Ahmeti është një nga talentët më premtues të futbollit kosovar.

17-vjeçari është pjesë e Prishtinës dhe luan në pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë.

Për mikrofonin e Dukagjinit, Ahmeti ka treguar se ku i ka marrë hapat e parë në karrierë, emocionet në debutim me fanellën bardhekaltër në Superligë dhe garat evropiane.

Gjithashtu, ka folur për objektivat e tij në të ardhmen, pa harruar të falënderojë mbështetjen e madhe që ka nga babai.

Ai është pjesë edhe e Kombëtares së Kosovës U20.

Teksa, më herët ka luajtur për grupmoshat U19, U17 dhe U15.