Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mit’hat Llozani, është liruar sot nga burgu në Beograd, rreth tre muaj pas arrestimit të tij nga autoritetet serbe.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Arianit Koci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke e cilësuar lirimin si një zhvillim të rëndësishëm.
“Lajm i madh: Lirohet Mit’hat Llozani nga burgu në Beograd. Vazhdoj me punu për qytetarin e Kosovës”, ka shkruar Koci.
Llozani ishte arrestuar më 5 shkurt gjatë kalimit transit në territorin e Serbisë.