Njohësit e drejtësisë kërkojnë rishikimin e projektligjit për Byronë Shtetërore

Njohësit e sistemit të drejtësisë po kërkojnë që projektligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme të tërhiqet nga Kuvendi i Kosovës për t’iu nënshtruar më pas një rishikimi të thellë

ilustrim

Edhe pas opinionit për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar nga Komisioni i Venecias, njohësit e sistemit të drejtësisë po kërkojnë që projektligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme të tërhiqet nga Kuvendi i Kosovës për t’iu nënshtruar më pas një rishikimi të thellë.

Drejtoresha e Lëvizjes Fol, Mexhide Demolli, kërkoi që ky projektligj të kthehet në pikën zero apo të merren parasysh të gjitha komentet që i ka rekomanduar Venecia.

“Do të duhet të kthehet në pikën zero ose do të duhet të merren parasysh të gjitha vërejtjet e Komisionit të Venecias sa i përket këtij ligji”, tha Demolli.

Gjithashtu Demolli tha se një ligj nuk duhet t’i cenojë të drejtat e njeriut, dhe duhet të jetë jashtë rrezes së ndikimit të ndonjë partie politike.

“Ka pasur vërejtje edhe nga shoqëria civile drejtuar ministrisë në këtë projektligj që është dërguar. Të shpresojmë që ministria do t’i marrë të gjitha komentet edhe do t’i adresojë, sepse vërtet është një prej projektligjeve me shumë komente dhe adresime që duhet të merren parasysh nëse dëshirojmë që të kemi një ligj që vërtet nuk do t’i cenojë të drejtat e njeriut dhe do të jetë jashtë ndikimit të një partie të vetme politike zbatimi i këtij ligji”, u shpreh Demolli.

Madje, Demolli kërkon nga partia në pushtet që të formojë një grup punues për Byronë Shtetërore me përfshirje edhe nga partitë opozitare.

“Duhet t’i kthehet edhe ky besoj, njësoj është i rëndësishëm sikurse Vettingu dhe partia në pushtet duhet të bëjë më shumë që të arrijë një konsensus politik edhe me partitë opozitare që të formohet një grup punues më i gjerë dhe të merren parasysh komentet e të gjithëve”, shtoi Demolli.

Mexhide Demolli

Ndërsa, Jeton Hasani nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IDK), deklaroi se vërejtjet e Komisionit të Venecias për projektligjin për Byronë Shtetërore, janë serioze dhe mjaft të mëdha.

“Komentet që Komisioni i Venecias i jep ndaj projektligjit për Byronë janë komente me vërejtje tejet serioze dhe të mëdha për pothuajse çdo aspekt të rëndësishëm të këtij projektligji”, tha Hasani.

Hasani u shpreh se është e rëndësishme që Komisioni i Venecias e ka aprovuar në parim konceptin e mekanizmit civil të konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, por detajet në ligj se si është propozuar të funksionojë ky sistem janë tejet problematike sipas Komisionit në aspektin e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.

“Është e rëndësishme që Komisioni i Venecias e ka aprovuar në parim konceptin e mekanizmit civil të konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, por detajet në ligj se si është propozuar të funksionojë ky sistem janë tejet problematike sipas Komisionit në aspektin e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, ku sipas Komisionit cenojnë si Kushtetutën e vendit ashtu edhe standardet më të mira ndërkombëtare. Në këtë kuptim pra nevojitet një rishikim i thellë, dhe tërheqje së pari e projektligjit nga ana e qeverisë sepse projektligji veçse është në Kuvend, si dhe të bëhet një rishikim i thellë që ai projektligj të mund të jetë në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe opinionet e Venecias, për shkak se problemet janë tejet të mëdha dhe varion që nga vetë nevoja për themelimin e Byrosë, pastaj pavarësia e Byrosë”, theksoi Hasani.

Jeton Hasani

Ndonëse Komisioni i Venecias e konsideroi legjitim krijimin e mekanizmit civil të konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme në Kosovë, Komisioni konstaton se ky projektligj dështon të respektojë edhe standardet minimale të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligji.

Sipas Komisionit të Venecias, është esenciale që pa marrë parasysh qëllimin legjitim të kësaj mase, e njëjta duhet të jetë në pajtueshmëri me Kushtetutën e vendit dhe standardet evropiane, në veçanti në fushën e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.

Komisioni i Venecias ka publikuar këtë javë edhe opinionet lidhur me procesin e vettingut në sistemin e drejtësisë në Kosovës.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika