Njohësit e vlerësojnë si vështirë të zbatueshëm vendimin e Qeverisë për targat

Në mesnatën e 1 nentorit, ka filluar të zbatohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targat nga ato të lëshuara nga Serbia në RKS, megjithatë sipas ish-ambasadores së Kosovës në Itali, Alma Lama, e cila ka folur në një bisedë në emisionin "Magazina" në Radio Dukagjin, vendimi për zbatimin e reciprocitetit për targa është dashur të shtyhet nga ana e Qeverisë së Kosovës, ndërsa Drizan Shala, njohës i sigurisë, e sheh vendimin e Qeverisë si vështirë të zbatueshëm dhe problematik

Pamje nga Mitrovica Veriore





Vendimi i Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targat nga ato të lëshuara nga Serbia në RKS, ka nisur të zbatohet në mesnatën e 1 Nentorit.

Plani i Qeverisë së Kosovës, do të zhvillohet në tri faza.

Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë dhe e treta targa provuese.

Dhe siç raportojnë gazetarët e RTV Dukagjini nga terreni, Policia e Kosovës është duke lëshuar letra qortuese për secilin shofer makine me targa të paligjshme serbe, që hyn apo del nga territori i Kosovës drejt Serbisë.

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, në një bisedë në emisionin Magazina me Blerina Neziri dhe Lirik Sylmetaj, në Radio Dukagjini, theksoi se vendimi për zbatimin e reciprocitetit për targa është dashur të shtyhet nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Shtyerja e vendimit është kërkuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Dhe kur partnerët ndërkombëtarë kanë indikacione që një vendim i tillë mund të prodhojë dhunë, atëherë duhet pasur kujdes. Gjithmonë duhet të shikohen interesat politike dhe Qeveria e Kosovës nuk do të ishte turpëruar po ta shtynte zbatimin e këtij vendimi”, ka thënë Lama për Radio Dukagjini.

Edhe njohësi i sigurisë, Drizan Shala, e sheh si vështirë të zbatueshëm dhe problematik vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.

“Ky vendim mund të krijojë tensione në veri të vendit dhe nëse dhuna eskalon kur nis shqiptimi i gjobave dhe konfiskimi i targave, atëherë në tavolinën e bisedimeve kryeministrin Kurti e pret një marrëveshje e shpejtë. Dhe për këtë është dashur të dëgjohen thirrjet e partnerëve ndërkombëtar për një shtyerje 10 muajshe, për të mos dal humbëse Qeveria jonë në gjithë këtë zhvillim”, ka thënë Shala për Radio Dukagjini.

Derisa janë dhënë qortimet e para nga Policia, disa qytetarë serbë janë shprehur këmbëngulës se nuk do t’i riregjistrojnë veturat e tyre, pavarësisht pasojave.

Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

 





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika