Njohja e avokatëve kosovarë në Gjermani, ambasadori Rohde e bën një sqarim

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë një sqarim lidhur me njohjen e avokatëve të licensuar të Kosovës nga Gjermania

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë një sqarim lidhur me njohjen e avokatëve të licensuar të Kosovës nga Gjermania.

Ambasadori Rohde ka thënë se avokatët kosovarë duhet të kenë një diplomë përkatëse dhe se ky kusht mbetet për përfaqësimin e klientëve në gjykatat gjermane.

“Sqarim për shkrimin tim më poshtë: Përderisa avokatëve kosovarë u lejohet që të punojnë në Gjermani, praktikimi i ligjit gjerman bën të nevojshme një diplomë përkatëse. Ky kusht mbetet për përfaqësim të klientëve në gjykata gjermane. Përditësimi ka të bëjë vetëm me aktivitetet jashtëshkollore të avokatëve, duke përjashtuar procedurat gjyqësore”, ka shkruar Rohde.

Të premten e 11 gushtit, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka cilësuar si “një hap i rëndësishëm përpara” njohjen e regjistrimit të avokatëve nga Kosova në Gjermani.

Lexo dhe: Njohja zyrtare e avokatëve të Kosovës nga Gjermania, Rohde: Një hap i rëndësishëm përpara

Me anë të një postimi në Twitter, Rohde ka deklaruar se një hap i tillë do të rrisë bashkëpunimin në mes të dy vendeve.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, kishte njoftuar se avokatët nga Republika e Kosovës tashmë njihen zyrtarisht edhe nga Gjermania.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika