Njohja e pasaportave nga Spanja, Mujanoviq: Të shërbejë si model për pranimin e Kosovës në NATO

Optimist për një gjë të tillë është politologu Jasmin Mujanoviq, i cili ka reaguar duke thënë se ky vendim i Spanjës është një model që mund të përdoret për të hapur rrugën për pranimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe

Njohja e pasaportave të Kosovës nga Spanja ka bërë që të rritet optimizmi për anëtarësimin e vendit në NATO, gjegjësisht Partneritetin për Paqe (PfP).

Optimist për një gjë të tillë është politologu Jasmin Mujanoviq, i cili ka reaguar duke thënë se ky vendim i Spanjës është një model që mund të përdoret për të hapur rrugën për pranimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe (PfP) të NATO-s.

Doktori i filozofisë në universitetin e Nju Jorkut, Jasmin Mujanoviq ka kujtuar se kështu kishte sugjeruar më parë.

“Një nga implikimet kryesore të vendimit të Spanjës për të lejuar mbajtësit e pasaportave të Kosovës të hyjnë në vendin e tyre është se ky model mund të përdoret gjithashtu për të hapur rrugën për pranimin e Kosovës në PfP të NATO-s, siç sugjerova në raportin tim të fundit të politikave @iskhoctopus”, ka shkruar ai në X./KP

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika