Snajperin e armët më të sofistikuara i kishin marrë në krah sa herë që ndonjë rrezik shfaqej në veri të Kosovës.

Ata që ruajtën objektet e komunave të veriut në kohët e rrezikshme në qershor të këtij viti, e që triumfuan edhe në operacion kundër një grupi terrorist që vrau një policë të Kosovës në Bansjkë të Zvecanit kësaj here kanë vendosur ta refuzojnë një thirrje.

Njesia Speciale Intervenuese, që janë efektivët më të specializuar për neutralizim të rreziqeve ekstreme nuk iu bashkuan thirrjes së Presidentës, Vjosa Osmani në “Darkën e Lamës” që u shtrua në kampin “Enver Zymeri” në Mitrovicë.

Burimet e televizionit bëjnë me dije që kjo u bë pasi që atyre nuk i janë plotësuar kërkesat bazike të tyre, sidomos ajo për pagesën për rrezikshmërinë.

Por, presidenca vazhdon të mohoj që Njësia Speciale Intervenuese ka refuzuar të marr pjesë në këtë ngajrje të organizuar nga presidenca.

“Presidentja ka darkuar me gjysmën e tyre, kurse pjesës tjetës, e cila ka qenë në ndërrim, u është dërgu ushqimi në vendin e punës”, thuhet nw pwrgjigje.

Ndërkohë, ish kryeshefi i inspektoratit të Policisë së Kosovës, Valdet Hoxha këtë veprim të kësaj njësie policore e prëshëndet.

Madje Hoxha kujton se kjo njësi policore kishte pasë një rebelim edhe në të kaluarën.

“Mesazhi është shumë i qartë e i vrazhdë dhe duhet të merret në konsiderat shumë shpejt nga Qeveria e Rep. së Kosovës sepse ishte pikërisht NJSI atëherë e quajtuar FIT që me veprimet e tyre sindikale e fitoi pagesën e rrezikshmërisë ndërsa e njejta u anulua nga Qeveria aktuale” , tha Hoxha.

Reflektim të Qeverisë pas këtij veprimi po kërkon edhe antëtari i Komisionit parlamentar për Siguri, Hisen Berisha.

“Me vepren e tyre, me sentencen “shif policin, atë rend e atë shtet ke” është e përmbushur dhe duhet të na bëjë krenar prandaj ata duhet të refloktojnë dhe unë i përkrahi përkundër faktit që kanë vepruar kundër ndjenjës së ushtarakut”, tha Berisha.

Njësia Speciale Intervenuese por ruajtjës së objekteve komunale të veriut e operacionit në Banjskë, kanë kryer me sukses edhe  arrestimin e një nga kokat e krimit në veri,  të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Milun Milenkovic i njohur si Llune.