Nokia do t’i shkurtojë rreth 14 mijë vende pune

Njoftimi është bërë, pasi kompania e Nokia-s ka regjistruar 20 për qind rënie në shitje në periudhën korrik- shtator

Gjiganti finlandez i telekomunikimeve, Nokia, do t’i shkurtojë mes nëntë mijë deri në 14 mijë vende të punës deri në fund të vitit 2026, për t’i ulur shpenzimet.

Njoftimi është bërë, pasi kompania ka regjistruar 20 për qind rënie në shitje në periudhën korrik- shtator, shkruan REL.

Kompania ia ka atribuuar uljen zvogëlimit të kërkesës për pajisje të gjeneratës së pestë të komunikimeve (5G) në tregjet e Amerikës Veriore.

Aktualisht kompania i ka 86 mijë punëtorë në gjithë botën, por e ka shkurtuar numrin e stafit qysh prej vitit 2015.

Nokia ka thënë se dëshiron t’i ulë shpenzimet mes 800 milionë euro deri në 1.2 miliard euro deri më 2026.

Megjithatë, nuk ka treguar se cilët sektorë do të preken më shumë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika