Nora Gjakova e ka nisur mbarë garimin në Mastersin e Budapestit.

Kampionia olimpike triumfoi me IPPON në raundin e parë ndaj xhudistes italiane, Thauani David Capanni Dias.

Xhudistja jonë u përballë me italianen Thauany David Capanni Dias në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Në rrethin e dytë, Nora do të përballet me francezen Priscilla Gneto.

Pas pak edhe Distria Krasniqi do të luftojë, kur përballë do ta ketë belgen Amber Ryheul.