Nora Gjakova ka mposhtur xhudisten serbe Marica Perishiq, kalon në gjysëmfinale

Nora Gjakova ka arritur të mposht serben Marica Perishiq për të kaluar në gjysëmfinale të Abu Dhabi Grand Slam





Nora Gjakova arriti të mposht serben Marica Perishiq, për të kaluar në gjysëmfinale të Abu Dhabi Grand Slam.

Kjo është hera e pestë që xhudistja pejane ka arritur të mposht serben Marica Perishiq, e cila mori tri penalizime.

Ndërsa pas pak ajo do të përballet në gjysëmfinale me gjeorgjianen, Eteri Liparteliani.

Këto përballje janë duke u mbajtur në Grand Slam Abu Dhabi 2022 në Emiratet e Bashkuara Arabe, që do të marrin pjesë 5 kontinente, 65 shtete dhe 414 garues.

Ndërkaq dita e premte është dita që xhudistja Nora Gjakova do të zhvillojë ndeshjet me kundërshtaret e saj.

Në ditët në vazhdim do të ndeshen nesër (e shtunë ) nënkampionia evropiane Laura Fazliu, ndërsa pasnesër (të dielën) do të ndeshet medalistja e artë në Lojërat Mesdhetare, Loriana Kuka.




Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika