Nora Gjakova triumfon në xhiron e parë të Grand Slam Baku 2024

Në Grand Slamin e Xhudos që po zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit, Nora Gjakova e ka kaluar me sukses pengesën e parë

Nora Gjakova

Në Grand Slam Xhudo në Baku, Azerbajxhan, xhudistja nga Kosova Nora Gjakova ka shënuar një fillim të suksesshëm.

Gjakova ka kaluar pengesën e parë duke mposhtur gjeorgjianen Nino Loladze në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke triumfuar me një “Ippon” vendimtar, që është rezultati më i lartë që një luftëtar mund të arrijë në një garë të tillë.

Gara zgjati vetëm 20 sekonda, kur Nora Gjakova tregoi aftësitë e saj të jashtëzakonshme ndaj kundesë së saj.

Pas fitores, ajo në xhiron e dytë do të takohet me nikoqiren e saj, garuesen nga Azerbajxhani, Acelya Toprak.

Federata e Xhudos së Kosovës ka bërë një njoftim zyrtar për këtë fitore, duke theksuar suksesin e xhudistes kosovare në këtë turne të rëndësishëm ndërkombëtar.

Ky është vetëm fillimi për Nora Gjakovën në Grand Slam Baku 2024, dhe pritet që ajo të vazhdojë me performancë të shkëlqyeshme në ngjarjen xhudistike në Azerbajxhan.

Kosova do të paraqitet me 4 xhudistë në Grand Slam Baku 2024 në një konkurrencë mjaft të fortë.

Grand Slam i Bakus do të ketë pjesëmarrës nga 5 kontinente, 62 shtete, 404 garues, nga të cilët 226 meshkuj dhe 178 femra.

Nga ekipi ynë do të ndeshen këta xhudistë:

  1. Nora Gjakova (-57 kg)
  2. Laura Fazliu (-63 kg)
  3. Dardan Cena (-73 kg)
  4. Loriana Kuka (-78 kg)

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika