Normalizimi i raporteve me Kosovën, rruga e vetme e Serbisë drejt BE-së

Normalizimi i raporteve me Kosovën sipas vëzhguesve të procesit të dialogut nuk është kusht i ri siç po pretendon presidenti i Serbisë. Ata thonë deklarimet e Aleksandar Vuçiqit se Marrëveshja e Ohrit mund të bëhet pjesë e kapitullit negociues 35, janë më shumë për konsum politik për fushatën zgjedhore në Serbi, sesa realitet

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në anën e djathtë dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në anën e majtë, Josep Borel, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Miroslav Lajçak, Përfaqësues Special i BE-së për Dialog, në Bruksel

Një herë tha se nuk e nënshkruan, pastaj se e pranon por vetëm një pjesë të saj, ndërsa tash thotë se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit mund të jetë kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Madje sipas president serb, Aleksandar Vuçiqit, marrëveshja e bazuar mbi planin franko-gjerman mund të bëhet pjesë e kapitullit negociues 35, pa zbatimin e të cilit shteti fqinj nuk mund të bëhet pjesë e Unionit Evropian.

Përkundër që këtë çështje Vuçiqi mundohet të shfaq si diçka të re, profesori Dritëro Arifi, thotë se ky lajm nuk paraqet kurrfarë lajmi të ri.

“Normalizimi i raporteve në mes të Serbisë dhe Kosovës është determinues edhe për dialogun por edhe për avancimin e negociatave të mëtutjeshme dhe të anëtarësimit të Serbisë, në BE, pikë. Pra pa marrëveshjen e Ohrit me marrëveshjen e Ohrit Serbia e ka të obligueshme ligjërisht me i normalizu raportet me Kosovën”, ka deklaruar Arifi.

Arifi është i sigurt se ngjashëm me Kosovën edhe Serbia mund të sanksionohet në rast se mundohet t’i shmangen zbatimit të marrëveshjeve.

Edhe për serbët të cilët janë pjesë e shoqërisë civile në komunat veriore deklarata e Vuçiqit më shumë lidhet me fushatën zgjedhore në Serbi sesa me realitetin.

“Mendoj se kjo do të ishte problem gjatë kësaj fushate parazgjedhore për të dhe partinë e tij dhe mendoj se dëshiron të shmang këtë dhe për këtë arsye ndoshta po punon për të hutuar publikun dhe ta paraqes këtë si një kërkesë të re të Bashkimit Evropian, e jo si kërkesë ekzistuese në kuadër të këtyre marrëveshjeve”, ka thënë Aleksandar Shlljuka, pjesëtar i shoqërisë civile në Mitrovicën Veriore.

Shllujka thotë se Vuçiqi do të mundohet që përmes Hungarisë dhe miqësisë së tij meViktor Orbanin të vendos veto në këtë vendim, së paku ta bllokoj tani për tani.

Për ndryshime eventuale në kapitullin 35 RTV Dukagjini ka kërkuar përgjigje nga Bashkimi Evropian, por të njëjtit gjatë ditës nuk janë përgjigjur.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika