Norvegjia, furnizuesi kryesor i Evropës me gaz

Në vitin 2022, Norvegjia e tejkaloi Rusinë duke u bërë furnizuesi më i madh i Evropës me gaz natyror pasi agresioni i Moskës kundër Ukrainës çoi në prishjen e marrëdhënieve energjetike dhe shkaktoi rritjen e çmimit të karburanteve

Rritja e varësisë së Evropës për naftën dhe gazin norvegjez ka shtuar rreziqet e sulmit ndaj infrastrukturës energjetike të atij vendi, tha për agjencinë e lajmeve Reuters, kreu i një prej agjencive të ngarkuara për sigurinë energjetike.

Në vitin 2022, Norvegjia e tejkaloi Rusinë duke u bërë furnizuesi më i madh i Evropës me gaz natyror, pasi agresioni i Moskës kundër Ukrainës çoi në prishjen e marrëdhënieve energjetike dhe shkaktoi rritjen e çmimit të karburanteve.

“Më shqetëson varësia dhe nuk ka dyshim që Evropa është bërë më e varur nga gazi norvegjez”, tha në një intervistë zoti Lars Christian Aamodt, kreu i Autoritetit të Sigurisë Kombëtare.

“Me rritjen e varësisë, shtohet kërcënimi dhe rreziku”, tha ai. Tri agjencitë norvegjeze të zbulimit prezantuan vlerësimet e tyre vjetore për kërcënimet.

Autoriteti i Sigurisë Kombëtare tha se varësia evropiane nga nafta dhe gazi norvegjez mund të rritet edhe më tej nëse konfliktet në Lindjen e Mesme dëmtojnë tregun e naftës.

Përveç kësaj, objektet norvegjeze të naftës dhe gazit mund të goditen nga “aksidente, sabotazhe fizike dhe sulme kibernetike shkatërruese”, tha shërbimi i zbulimit ushtarak të vendit (E-service) në raportin e tij të posaçëm.

Survejimi dhe hartografimi i infrastrukturës norvegjeze nga Rusia po vazhdon si zakonisht, tha për Reuters, admirali Nils Andreas Stensoenes, drejtor i agjencisë E-service.

“Ata vazhdojnë programin e survejimit pothuajse të pandikuar nga lufta”, tha ai. Incidenti i tetorit të kaluar në shtratin e Detit Baltik, ku u dëmtuan një tubacion gazi dhe kablloja e telekomit që lidh Finlandën dhe Estoninë, shërbeu si një alarm për rreziqet nga sabotimet, tha shefi i Shërbimit të Sigurisë së Policisë Norvegjeze, PST. “Ka rritur ndërgjegjësimin për shumë njerëz, gjithashtu në Norvegji,” tha zoti Beate Gangaas për agjencinë e lajmeve Reuters.

Policia finlandeze thotë se anija kineze e transportit të kontejnerëve “NewNew Polar Bear” është e dyshuara kryesore, duke thënë se tërhoqi zvarr spirancën në fund të detit. Ende nuk kanë arritur në përfundimin nëse ishte aksident apo një veprim i qëllimshëm.

Dy kabllo të tjera, një që lidh Suedinë dhe Estoninë dhe një rus, u dëmtuan gjithashtu rreth asaj periudhe./VOA

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika