Norvegjia për marrëveshjen në Ohër: Hap i rëndësishëm për stabilitetin në rajon

Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë ka thënë se marrëveshja është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë

Norvegjia ka përshëndetur arritjen e dakordimit në Ohër për aneksin e implementimit të Marrëveshjes bazë për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, të shtunën e 18 marsit.

Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë ka thënë se marrëveshja është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

“Marrëveshja në Ohër të Maqedonisë së Veriut, është hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kosovës dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Urime Kosovës, Serbisë dhe Bashkimit Evropian”, ka shkruar Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë në Twitter.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika