Teniseri serb Novak Gjokoviq, i cili po ashtu njihet për deklaratat e tij nacionaliste shpeshherë edhe kundër Kosovës, i ka nderuar terroristët serbë të cilët u vranë nga Policia e Kosovës, në Banjskë të Zveçanit.

Gjokoviq e ka postuar foton e terroristëve të vrarë në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”.

Ndaj këtij veprimi ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), duke kërkuar nga sponsori kryesor i Gjokoviqit, “Lacoste”, të marrë masa ndaj tij.

“Personi që ju e sponzoroni, Gjokoviq, sapo i glorifikoi terroristët përballë 13.9 milionë ndjekësve të tij”, u tha në reagimin e MPJD-së.

“Ky sulm terrorist përbën një akt agresioni kundër sovranitetit, integritetit territorial dhe sigurisë kombëtare të Kosovës. Ne nuk do të tolerojmë sulme mbi të drejtën e ekzistencës së Kosovës. Ju me siguri nuk dëshironi që marka juaj miliardë dollarëshe të lidhet me glorifikimin e terrorizmit?”, vijoi reagimi i MPJD-së.

This terrorist attack constitutes an act of aggression against Kosova’s sovereignty,territorial integrity & national security.

We will not tolerate attacks on 🇽🇰 right to exist.

You surely don’t want your billion-dollar brand to be associated with glorification of terrorism?

— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) September 28, 2023