Novosella: Demaçi është njëri nga ideatorët e shtetit të Kosovës, vazhduesi më besnik i Hasan Prishtinës

Selatin Novosella

Bashkëpunëtori i veprimtarit të shquar Adem Demaçi, Selatin Novosella, i cili edhe kishte qëndruar në burg të Pozharevcit për katër vite me të, u shpreh se Demaçi është një nga ideatorët e shtetit të Kosovës.

Ai në emisionin “Five”, të RTV Dukagjinit, tha se Demaçi është vazhduesi më besnik i veprimtarisë së atdhetarit Hasan Prishtina.

“Demaci para se të jetë tri herë i burgosur, i sakrificave sublime, para se të jetë shkrimtar me 11 vepra të botuara, para se të jetë përfaqësues politik i UÇK-së, ai është njëri prej ideatorëve të shtetit të Ksovoës, pse jo edhe njëri prej vazhduesve më besnik të Hasan Prishtinës. Është padyshim një prej shenjave pa të cilat rruga e lirisë së Kosovës nuk do dihej nga”, tha ai.

Novosella tha se Demaçin ka njohur që nga vitet e fëmijërisë

“Kam pasur fat ta njoh si fmi, para 70 vitesh kur jemi transferuar familjarisht nga Vushtrria në Prishtinë, Adem Demaçin e kam gjetë, si një burrë të urtë e elegant e me syze që i thonim gazetar”, tha ai.

Novosella e konsideron Demaçin si mësuesin më të mirë të jetës së tij.

“Për ta njohur pastaj pëmres gjarprinjëve të gjakut, për të qenë në lëvizjen revolucionare për bashkimin e shqiptarëve kur ishte kryetar, unë isha normalist, kisha qenë në atë organizatë që e udhëhiqte ai e s’e kisha ditë. Ai është njeriu që për herë të parë publikisht në 1968 është brohoritë për herë të parë emri i tij kur ai e mbante burgun. Ai është një mësues i jetës sime, kam pasur fat të rri në burgun e Pozharevcit për 4 vite”, tha ai.

Novosell theksoi se Demaçi u mbajt në burg 28 vjet pa pasur asnjë faj, secili proces sipas tij ishte i motivuar politikisht nga Serbia.

Shija e redaktorit

Intervistë | Rrëfimi i gazetarit Martin Çuni që u torturua...

Ishin vitet e regjimit serb në Kosovë, ato që rëndonin shpatullat e çdo shqiptari që vetëm kërkonte të jetonte i lirë në vendin e...

Forbes publikon renditjen e grave më të fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi në renditjen vjetore...

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Të fundit nga rubrika