Nuk dihet kur do të nisin gërmimet për varrezat masive në Serbi

Në Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur thonë se do të vazhdojnë gërmimet në territorin e Kosovës, megjithatë, sfidë mbeten gërmimet në Serbi për shkak të qasjes në vazhdimësi politizuese e Beogradit zyrtar kundrejt këtij procesi

Institucionet e Kosovës kanë bërë kërkesë te pala serbe për gërmimin në 11 lokacione dhe rikthimin në pesë lokacionet të varrezave masive që tanimë janë të konfirmuara në territorin e Serbisë.

Ndërkohë, nëpërmjet një shkrese i kanë kërkuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të kenë qasje të plotë në arkiva të brigadës 37 të ish-ushtrisë jugosllave dhe brigadës 549, të cilat kanë vepruar në regjionin e Drenicës dhe Prizrenit, ku edhe janë kryer krime të përmasave gjenocidale.

Në Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur thonë se do të vazhdojnë gërmimet në territorin e Kosovës, megjithatë, sfidë mbeten gërmimet në Serbi për shkak të qasjes në vazhdimësi politizuese e Beogradit zyrtar kundrejt këtij procesi.

Kushtrim Gara nga ky komision i ka thënë për KosovaPress-it se deri tash janë të konfirmuara pesë varreza masive në territorin e Serbisë, ku janë gjetur dhe zhvarrosur më shumë se 900 viktima shqiptare nga lufta në Kosovë.

“Sfidë dhe shqetësim mbetet qasja në vazhdimësi politizuese e Serbisë kundrejt këtij procesi dhe siç e kemi thënë edhe më parë politizimi i kësaj procesi mbetet turpi i këtij shekulli… Ne kemi diskutuar edhe mbi mundësinë e një agjende të dinamizmit të këtij procesi dhe tani më kanë filluar gërmimet vlerësuese edhe me procesin e zhvarrimit në disa lokacione brenda territorit të Republikës së Kosovës… Kemi kryer gërmime të nevojshme në lokacion në fshatin Prekaz, që kanë rezultuar në gjetjen e një pjese kockore dhe pastaj kemi vazhduar gërmime në Komunë të Suharekës, ku gërmimet nuk kanë rezultuar me gjetje,… Kemi edhe disa lokacione të shënjuara përfshirë edhe lokacionin Tusus që ne do të kthehemi në disa pika të tjera që kanë mbetur nga viti i kaluar, pastaj kemi një lokacion në Komunë të Podujevës që ne po e trajtojmë si rast për konfirmim identiteti dhe sigurisht që pastaj ka një sërë lokacionesh… Sfiduese mbeten lokacionet në territorin e Serbisë, përkundër të kërkesave të vazhdueshme, përkundër të dhënave që ne kemi iniciuar në formë të kërkesave gjatë takimeve që kemi pasur gjatë këtyre muajve, por edhe në takime paraprake, nuk ka ende ndonjë datë çoftë për të filluar gërmimet në lokacion të shënjuara në të cilat nuk është punuar asnjëherë apo edhe për të vazhduar gërmimet në lokacionet që është punuar në vitet e pasluftës, por në bazë të dhënave që ne kemi, është e nevojshme që të kthehemi për të realizuar gërmimet e nevojshme vlerësuese edhe në këto lokacione”, ka thënë Gara.

Gara ka shtuar se kryesuesi i Komisionit Qeveritar, Andin Hoti, ka dërguar një shkresë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke kërkuar që të kenë qasje të plotë në arkiva të Brigadës 37 dhe 549, të ish-ushtrisë jugosllave, të cilat kanë qenë të përfshirë në rajonin e Drenicës dhe Prizrenit.

“Më 28,29 dhe 30 mars kemi pasur takimin trepalësh mes Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur të Republikës së Kosovës, të Malit të Zi dhe të Serbisë për persona të zhdukur…  Janë të paktën 20 lokacionesh të adresuara në kuptimin e kërkesave për palën serbe, qoftë lokacioni në territorin e tyre për të vazhduar gërmimet apo edhe në territorin e Republikës së Kosovës… Te rasti arkiva sigurisht që është rikthyer në agjendë dhe kemi bërë përpjekje t’i vëmë theks të veçantë edhe shkresës që kryesuesi i Komisionit Qeveritar, ka kërkuar në muajin qershor prej presidentit të Serbisë Vuçiq, me kërkesën për qasje të plotë në arkiva të brigadës 37 të ish-ushtrisë jugosllave, për gjeste, për krime të përmasës gjenocidale të kryer kryesisht në regjionin e Drenicës. Krahas brigadës 37 ka qenë edhe kërkesa për brigadën 549 për krime në regjionin e Prizrenit.

Gara shtoi se në këtë takim trepalësh kanë kërkuar të kenë qasje edhe në një list që është bërë nga autoritetet e Serbisë në vitin 2021, ku janë evidentuar 16 lokacione të masakrave masive në Serbi, prej të cilave, Kosova, tanimë i di vetëm pesë.

“Krahas këtyre pesë varrezave masive që janë hapur në territorin e Serbisë, pashmangshëm një prej kërkesave, kryetemave që është adresuar nga ana jonë, ka qenë insistimi që të kemi qasje në listën prej 16 lokacioneve lokacioneve të varrezave masive dhe kjo listë që është prezantuar dhe ne nuk kemi arrit ta sigurojmë, por megjithatë kjo listë ekziston, po flasim për qeverinë e Zoran Gjingjiqit, që në atë kohë është formuar një grup punues, të cilët kanë nxjerrë këtë listë prej 16 lokacione të varrezave masive dhe ne deri tani kemi konfirmuar vetëm pesë varreza masive në territorin e Serbisë, në lokacionin Batajnicë, Petrovosello, Bajnabashta, përkatësisht Rudnicë dhe Kizhevak të Rashkës, janë gjetur dhe zhvarrosur më shumë se 900 viktima shqiptare nga lufta në Kosovë dhe mbetje mortore të zhvarrosen dhe të adresohen në territorin e Kosovës, megjithatë, shtrohet pyetja dhe ka qenë një nga rastet që ne kemi insistuar të mësohet edhe lista prej 11 lokacioneve që ende nuk janë të konfirmuara në territorin e Serbisë, apo edhe një sërë lokacionesh kryesisht në regjionin e Rashkës dhe Novi Pazarit, të të cilat mbi bazën e informatave që ne kemi dërguar për palën serbe, sigurisht që ne do të duhet të kishim datën e fillimit të gërmimit të lokacioneve”, ka shtuar ai, duke shtuar se vetëm me një presion më të madh të bashkësisë ndërkombëtare, është arritur të ketë gërmime në pesë lokacionet ku janë gjetur varrezat masive në Serbi.

Përndryshe, në Kosovë mbeten edhe mbi 1600 persona të zhdukur./kp/

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika