“Nuk e meritojmë një nënçmim të tillë”- Gashi kritikon Qeverinë për mosbashkëpunim

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se nga ky muaj do të rriten për 20 për qind pensionet për disa kategori të pensionistëve.

Nijazi Gashi – Kryetar i Shoqatës së Pensionistëve ka deklaruar se Qeveria Kurti nuk ka qenë qeveri e bashkëpunimit me Shoqatën e Pensionistëve pavarësisht tentimeve të ndryshme për një takim, qoftë asaj elektronik apo edhe fizikisht.

Gashi deklaroi se rritja e pensioneve është hap i “pamjaftueshëm dhe i vonuar” por që vetëm vërehet si një lëvizje e qeverisë ndaj pensionistëve.

Gashi në “Debat Plus” u shpreh se Pensionistët e Kosovës nuk e meritojnë nënçmimin dhe “fyerjen” për mosbashkëpunim nga Qeveria.

“U gëzuam. Është një hap I pamjaftueshëm dhe i vonuar. Por nuk mohohet se është bërë një lëvizje në atë drejtim. Është për të u dekorajuar ky vendim. Që tri vite jam kryetar i Lidhjes së Organizatave Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës së Kosovës me kontiniutet I kam kërkuar bashkëpunim edhe përmes platformave elektronike, telefonave dhe prezencave fizike, na kanë injoruar në mënyrën më nënçmueshme dhe më fyese të kategorive të njerëzve. Mesin tone ka njerëz që kanë dhënë shumë kur ka qenë nevoja për ditë sotit. Të injorohemi kaq shumë. Jemi edukuar për respektimin e moshës së re. Qeveria nuk na kontaktuar, as nuk na ka konsiltu edhe pse jemi ofru me kuadro. Pavarësisht ndihmesave tona deri në përbuzje”, vijoi Gashi.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika