“Nuk e ndaluam dinarin, por nuk do të futet më me thasë”, Kurti u drejtohet qytetarëve serb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video mesazhi në gjuhën serbe ka thënë se fushata kundër rregullores së BQK-së, që ndalon qarkullimin e dinarit në Kosovës është ngritur mbi gënjeshtra.

I pari i qeverisë, thotë se Kosova nuk e ka ndalur dinarin, ashtu siç nuk i ka ndalur valutat e tjera, por ndaloi kalimin e parave me thasë përmes kufirit.

Ai ka thënë se rregullorja e re nuk e ndalon Serbinë për t’i ndihmuar qytetar serbë në Kosovë dhe kush e thotë të kundërtën sipas tij bënë progandë dhe synon nxitjen e tensioneve ndër etnike.

“Ju jam drejtuar shumë herë dhe kam theksuar se Qeveria që e drejtoj është Qeveria e të gjithë neve dhe Republika jonë është shtëpia e të gjitha komuniteteve që jetojnë këtu. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për fushatën e ngritur mbi baza të rrejshme, kundër institucioneve të pavarura të themeluara me Kushtetutë, siç është Banka Qendrore e Kosovës, për hir të ruajtjes së mënyrave tashmë të konsoliduara të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit duke dërguar para të gatshme në thasë përmes kufijve të Serbisë dhe Kosovës”, tha Kurti.

“Më 1 shkurt të këtij viti, ka hyrë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore për pagesat me para të gatshme. Kjo rregullore nuk i referohet dinarit dhe as nuk e përmend atë si të tillë. Prandaj, synimi i Bankës Qendrore është formalizimi i pagesës dhe procedurat lidhur me të, për dallim nga përpjekjet për të dëshmuar se qëllimi i saj është heqja e dinarit apo e ndonjë monedhe tjetër në Kosovë. Banka Qendrore tregon qartë se euro është mjeti i vetëm i pagesës në Kosovë dhe se në këtë drejtim, çdo transaksion duhet të jetë në euro si valuta e vetme zyrtare në Kosovë. Rregullorja e Bankës Qendrore nuk e ndalon Serbinë që të ndihmojë financiarisht qytetarët e komunitetit serb në Kosovë. Çdo sugjerim për të kundërtën është propagandë e rreme që synon krijimin e tensioneve etnike. Rregullorja e Bankës Qendrore siguron ligjshmërinë dhe transparencën e parave të importuara në Kosovë, bazuar në Kushtetutën dhe politikën monetare të Bashkimit Evropian”, vijoi ai.

Ai është shprehur se Kosova nuk e ndalon dinarin sikurese nuk ka ndaluar as valutat tjera, por ka thënë se më nuk mund hyjnë përmes kufirit me thasë.

“Pra, Kosova nuk e ndaloi dinarin, ashtu siç nuk e ndaloi as dollarin, as funtën dhe as frangun zviceran. I vetmi ndryshim është se nga 1 shkurti, paratë nuk mund të kalojnë kufirin me thasë, siç nuk mund të bëhet në asnjë shtet demokratik, por mund të vijnë përmes llogarive bankare, të tërhequra në euro. Kjo politikë mbron qytetarët nga kërcënimet e krimit të organizuar, trafikimit me armë dhe pastrimit të parave. Deri më tani, mënyra e futjes dhe transportit të parave përtej kufinjëve u mundësonte grupeve kriminale të merrnin para të importuara ilegalisht, duke forcuar kështu ndikimin e tyre mbi popullin, duke frikësuar masat dhe duke inkurajuar kriminelët nga kreu i shtetit serb”.

“Krimi duhet mposhtur, duhet të ndalet pastrimi i parave dhe pasurimi i paligjshëm me qëllimin e lehtësimit të financimit të terroristëve dhe pengimit të paqes. Banka Qendrore e Kosovës i ka ofruar lehtësime për konvertimin e dinarëve në euro Bankës Popullore të Serbisë. Banka Qendrore e Kosovës ka siguruar hapjen e llogarive bankare në euro për ata që ende nuk e kanë bërë këtë, pa pagesë. Vetëm mendoni se sa mundësi do të krijojë hapja e një llogarie të rregullt bankare për një pjesë të vogël të popullsisë që nuk e ka bërë ende këtë: fluksi i parave përmes llogarisë do të mundësojë regjistrimin e pagesave dhe disbursimeve të ligjshme, të cilat do të jenë baza eventuale e marrjes së një kredie apo fillimit të një biznesi, marrja e ndihmës nga institucionet e Kosovës, pavarësia ekonomike e grave, e cila në mënyrë të pashmangshme çon në mundësi të reja për një jetë më të mirë”, ka përfunduar Kurti.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika