“Nuk është larg mendsh nëse i lirojnë me dorëzani edhe terroristët e 24 shtatorit”, Haxhiu i reagon Gjykatës pas lirimit të Pantiqit
“Kjo veç drejtësi nuk është! E papranueshme”, kështu e ka vlerësuar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lirimin e të dyshuarit për terrorizëm serbit Dejan Pantiqit, i cili vitin e kaluar i kishte sulmuar zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicë të veriut. “Si ka nisur kështu, nuk është larg mendsh nëse edhe terroristët e […]
“Kjo veç drejtësi nuk është! E papranueshme”, kështu e ka vlerësuar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lirimin e të dyshuarit për terrorizëm serbit Dejan Pantiqit, i cili vitin e kaluar i kishte sulmuar zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicë të veriut.
“Si ka nisur kështu, nuk është larg mendsh nëse edhe terroristët e sulmit terrorist të 24 shtatorit t’i lirojnë me dorëzani”, ka thënë Haxhiu.
Më tutje ajo frikohet se “të gjithë kriminelët të cilët sulmuan policinë dhe cenuan rendin kushtetues, Gjykata i ka liruar me dorëzani!”.
Tutje ajo ka bërë thirrje që të mos bëhen keqpërdorime nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
“I bëj thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës, t’i trajtojë këto raste dhe të mos lejojë keqpërdorimin e dorëzanisë”, ka përfunduar Haxhiu.















